Vogëlushi braktiset nga nëna, apeli i babait nga Vlora: Djalin dua ta çoj tek fshati SOS, s’kam kushte për ta rritur
Redaksia e emisionit Fiks Fare referoi rastin e 7-vjeçarit pranë kabinetit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Ky institucion në përgjigje të tij tha se përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Sociale te Bashkisë Selenicë dhe Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror Vlore kanë bere vlerësimin socio-ekonomik te familjes. Gjithashtu, stafet e shërbimeve sociale po asistojnë duke përgatitur dokumentacionin e nevojshëm në pamundësi nga ana e kryefamiljarit. Bëjmë me dije se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po e ndjek me prioritet rastin e fëmijës duke vlerësuar interesin më të lartë të tij dhe djalit së shpejti do t’i garantojmë kujdesin më të mirë dhe shërbimet e munguara./ Fiks Fare